Categories Lajme

Mashtrimi i Edi Ramës: Premtoi ndihmën e qeverisë për kampionin e mundjes, i ka kaluar 0 lekë

Leonardo Frrokaj, është kampioni i mundjes që është kthyer në jetë në sajë të një mrekullie të Zotit, pavarësisht se mjekët ia kishin hequr pothuajse të gjitha shpresat, për shkak se gjatë kamoionatit europian që po zhvillohej në Slloveni kishte thyer shtyllën kurrizore.

Edhe pse për familjen është dashur një sakrificë e jashtëzakonshme njerëzore dhe financiare, ata ja kanë dalë që të kthejnë në jetë djalin e tyre, edhe pse nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Atyre iu është premtuar me zë dhe me figurë nga kryeministri Rama se do të merrnin ndihmë financiare, po sipas deputetit të PD-së Edmond Spaho, familja Frrokaj ka marrë zero lekë ndihma. Reagimi i Spahos vjen pas dhënies së shpërblimit prej 8 milionë lekësh nga shteti efektives Ina Nuka.

Reagimi i Spahos:

Sa mire! Gjithmone kur dikush sakrifikon ne detyre dhe ne emer te shtetit duhet te ndihmohet dhe mbulohen shpenzimet e kurimit. Kjo vajze e meriton dhe uroj qe Rama ta kete seriozisht dhe te kujdeset per te.

Shprehem keshtu sepse Rama ndryshe thote dhe ndryshe vepron. Rreth nje vit me pare ne kampionatin europian te mundjes ne Slloveni, mundesi yne me arritje nderkombetare, Leonardo Frrokaj, ne takimin gjysem final, theu shtyllen kurrizore. Ky djale i ri 17 vjecar ka kaluar nje kalvar fatkeqesish dhe dhimbjesh. Vetem vullneti i Perendise, kembengulja dhe sakrifica e tij dhe e familjes bene qe ai hap pas hapi ti shkeputet kthetrave te vdekjes dhe ti rikthehet jetes. Rasti i tij eshte nje mrekulli e vullnetit njerezor dhe kujdesit te mjekeve me shume se profesioniste sllovene.

Pas nje viti, Leonardo eshte ne faze rikuperimi kur te gjithe ja kishin hequr fillin e jetes. Ai me vullnetin qe ka dhe sakrificen e madhe te familjes se tij, besoj se do i rikthehet jetes normale.

Arsyeja qe me detyron te shkruaj kete status eshte qendrimi i pafytyre i qeverise Rama. Ky sportist konkuroi si pjese e ekipit kombetar te mundjes te Shqiperise per moshat. Ai u la i vetem ne fatkeqesine e tij duke mbijetuar vetem nga sakrifica e jashtezakoneshme e familjes dhe babait te tij Andon Frrokaj. Shteti shqiptar nepermjet gojes se ministres te Shendetesise dhe dy deklarimeve te Kryeministrit Rama garantuan se do i mbulojne shpenzimet e kurimit te cilat jane me shume se 200 milione leke.

Jam angazhuar personalisht me drejtues te maxhorances qe ketij sportisti te kombetares ti akordoheshin fondet e kurimit te tij ne Slloveni. U premtua qe parate do paguheshin cdo muaj me keste. Pas nje viti nga aksidenti i tij tragjik, Leonardo po lufton te rikuperohet dhe te kthehet ne normalitet duke pasur shtyllen kurrizore te thyer dhe nje sere organesh te tjera jetesore te prekura rende nga aksidenti ne shtylle. Te gjithe ekspertet e mjekesise, kryesisht te huaj, jane shprehur qe ky eshte nje rast i pabesueshem dhe i vlefshem per manualet mjeksore. Leonardo me vullnetin e tij te hekurt dhe doren e Perendise do kthehet shpejt ne jeten normale.

Por per fat te keq, megjithe premtimet qeveritare ai ka marre 𝐳𝐞𝐫𝐨 leke nga buxheti i shtetit per te mbuluar shpenzimet e trajtimit mjeksor. Te gjithe genjyen duke filluar nga Kryeministri Rama. Te gjithe faturat financiare jane mbuluar nga buxheti i familjes dhe kontributet e Federates Shqiptare te Mundjes dhe asaj Europiane.

Le ti paguhen te gjitha shpenzimet vajzes police te demtuar ne krye te detyres sepse e meriton por eshte turp qe qeveria e braktisi Leonardon duke genjyer qe do i mbulonte shpenzimet e trajtimit mjekesor dhe detyruar familjen te shpenzoje gjithe kursimet e jetes per te shpetuar jeten e djalit te tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME