Categories Lajme

“Maskat e skaduara”, Gazmend Bardhi thirrje prokurorisë: 1.2 mln prova krimi në të gjithë Shqipërinë, hetoni!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë në lidhje me maskat që po përdorin stafi mjekësor për t’u mbrojtur nga koronavirusi, që sipas opozitës janë të skaduara. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Bardhi theksoi se 1 milion e 200 mijë maska të skaduara janë shpërndarë në spitale, ndërsa pohon se ato duhet të asgjësohen.

RAGIMI I BARDHIT
I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjësohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!
Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME