Categories Sport

Max Pedersen fiton në Vlorë, çiklisti danez rikthen fanellën rozë, përfundon etapa e 3-të në vendin tonë

Max Pedersen tregon klasin e tij dhe fiton në etapën e 3-të të Giro D’Italia. Në Vlorë, çiklisti danez bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke lënë mbrapa emra të rëndësishëm.

Duke dominuar me sprint, Pedersen ia doli, në një terren jo dhe aq të lehtë. Ai rimerr kështu fanellën rozë, pasi kishte triumfuar në etapën e parë, ndërsa në të dytën korri sukses anglezi Tarling. Ashtu siç pritej, gara në etapën e 3-të ishte mjaft interesante.  160 kilometrat me terren kodrinoro-malor, Pedersen i përshkoi për 3 orë, 49 minuta dhe 10 sekonda.

Sa i takon renditjes, pas tij  u pozicionua Corbin Strong. Orluis Aular përmbyll top-3, sakaq  Brandon Rivera dhe Edoardo Zambanini mbajnë vendin e katërt dhe të pestë. Etapa e 3-të në Vlorë ishte e fundit që mbahet në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME