Categories Lajme

Mbajtja në paraburgim e Fredi Belerit, Mitsotakis: Ndihem i indinjuar, Greqia do të reagojë

Kryeministri i sapozgjedhur në Greqi, Kyriakos Mitsotakis ka thënë se ndihet i zhgënjyer për mbajtjen në paraburgim nga Shqipëria të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe ka bërë me dije se do të ketë një reagim nga Greqia.

Gjatë një deklarate për mediat në Bruksel, Mitsotakis sa the ka informuar kolegët e tij për atë që po ndodh me kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë, ku ka shprehur zhgënjimin dhe indinjimin e tij për faktin se një kryetar i zgjedhur është arrestuar dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg.

Ai ka theksuar se kjo çështje nuk do të shkojë kështu pa pasur një reagim nga Greqia, duke shtuar se reagimin e tij të parë e ka shprehur në Këshillin Evropian.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg për ne me dispozita të dyshimta procedurale

Unë e respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia . Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian me konferencën e kolegëve të mi se çfarë saktësisht po ndodh sot me këtë rast”, u shpreh kryeministri grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME