Categories Lajme

U plagos me thikë nga bashkëshorti, ndahet nga jeta Marjola Myrtollari

Është ndarë nga jeta Marjola Myrtollari, e cila u godit me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari mbrëmjen e 4 qershorit, në banesën që kishin marrë me qira në Korçë.

Ajo fillimisht u dërgua në spitalin rajonal të Korçës dhe dy ditë më vonë u transportua me helikopter në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marjola Myrtollari kishte marrë plagë të shumta me thikë në trup. Pavarësisht se mjekët kanë kryer disa ndërhyrje kirugjikale, ajo s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 qershorit në Korçë në banesën ku çifti jetonin prej rreth 1 muaji me qira.

Pas debatit, ata kanë nxjerrë 3 fëmijët e mitur jashtë dhe më pas Aleko Myrtollari dyshohet se ka goditur bashkëshorten disa herë më thikë.

Ai është larguar nga vendngjarja dhe ishte vajza e madhe e çiftit që është përballur me skenën tragjike kur ka hyrë në shtëpi.

Aleko Myrtollari u vetëdorëzua 2 ditë pas ngjarjes dhe para togave të zeza deklaroi se bashkëshorten e kishte goditur me thikë për shkaqe xhelozie.

46-vjeçari doli sot para gjykatës së Korçës më 8 qeshor ku para nisjes së seancës tregoi arsyet e krimit.

“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë.

Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Nuk gjeta një familje të rregullt”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME