Categories Lajme

“Mbani maskat për gjashtë javë” mjeku shqiptar në SHBA: Koronavirusi do të zhduket

Mjeku shqiptar në SHBA, Skënder Murtezani në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se maska është mjeti i vetëm mbrojtës, në një kohë kur ende nuk ka një vaksinë për të luftuar virusin. Duke marrë shembullin e Zelandës së Re, profesori i mjekësisë klinike në Cornell bëri thirrje që “të bëhemi bashkë për gjashtë javë që të nuk lejojmë virusin të shumohet dhe faktikisht do të ishte “vdekja” e virusit”.

“Që nga fillimi i intervistave të mia, disa e kanë quajtur dhe ekstreme mendimin tim që të përdoren maskat në mënyrë rigoroze. Maskat ishin shpëtimi i vetëm deri sa të vijë vaksina. Po ashtu duke patur parasysh se asnjë vaksinë nuk është 100 përqind e kurueshme, maska është e vetmja gjë që pengon përhapjen e virusit.

Kjo sëmundje përhapet nëpërmjet pështymës, të folurit, kollitjes apo teshtitjes dhe kujdesi i vetëm është maska. Maska është shpëtimi i vetëm në këtë moment. Propozova një gjë shumë të thjeshtë.

Po të bëhemi bashkë për gjashtë javë nuk do t’i lejojmë virusit të shumohet dhe faktikisht do të ishte vdekja e virusit por duhet të jemi të një zëri nuk ka vend për politikën, të spekulohet dhe të hapen teorira të ndryshme. Iu them të gjithëve dhe qeverisë të mundohemi dhe të bëhemi bashkë të përdorim maskat për gjashtë javë. Unë premtoj se do të zhduket.

Shembulli konkret është Zelanda e Re. Prej 1 Majit me masa rigoroze me karantinën në fillim, pastaj maska e domosdoshme dhe distanca u zhduk në Zelandën e Re. Ishte shtet shembull, pse ne të mos jemi. Pse akoma spekulojmë, marrim shembuj nga studime të kota. Të përdorim një maskë, ta përdorim në mënyrë disiplinore, mos ta prekim fytyrën, maskën. Të bëhemi bashkë se për gjashtë javë, më tepër ndoshta dhe më pak mund ta fitojmë këtë luftë në vendin tonë. Ja ku është Zelanda e re, Kina ku për një muaj e gjysmë e fitoi luftën me koronën.”, tha mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME