Categories Sport

Mbappe e shtyn Neymarin, s’e lejon të festojë me skuadrën

Vetëm rreth 24 orë pasi iu lut Neymarit të qëndrojë në skuadrën e Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappe u duk i zemëruar me bashkëlojtarin e tij, të cilin e shtyu nga festa e skuadrës, pas triumfit në Superkupën e Francës. Paris  Saint Germain e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri 2019/20, duke fituar Superkupën e Francës. Të besuarit e Thomas Tuchel u desh të djersitën shumë për ta mposhtur 2-1 në finale Rennesin, ndeshje që u zhvillua në Kinë, raporton Gazeta Express.

Në këtë ndeshje nuk luajti Neymari, mirëpo ai e mori vëmendjen e të gjithëve gjatë festimeve për triumfin. Marco Verratti fillimisht u detyrua ta nxisë atë të festojë e pastaj Mbappe e shtyu atë. Të dy videot mund t’i përcillni më poshtë. Të parët në epërsi kaluan skuadra e Rennes, me golin e Adrien Hunou në minutën e 13’ të ndeshjes, që befasoi ekipin e Thomas Tuchel. Kjo ngjalli frikë te skuadra e PSG-së, sepse në fund të sezonit të kaluar, Rennes e fitoi Kupën e Francës, duke e mposhtur në finale pikërisht Parisin.

Sido që të jetë, kjo ndeshje ishte krejtësisht tjetër dhe 45 minutat e pjesës së dytë ishin ndryshe për PSG-në, që përmbysi gjithçka për ta fituar titullin e parë për sezonin 2019/20.

Fillimisht, pas tentimeve të shumta, ishte Kylian Mbappe ai që gjeti golin e barazimit në minutën e 57’, pas një asisti nga blerja e re, Pablo Sarabia. Kurse golin e fitores e shënoi Angel di Maria për 2-1 në minutën e 73’ për të përmbysur gjithçka dhe për t’ia siguruar titullin Parisit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME