Koronavirusi do të rrezikojë 305 milion vende pune me kohë të plotë në të gjithë botën deri në tremujorin e dytë. Vlerësimi është bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, sipas së cilës zgjerimi i kufizimeve përkeqësoi parashikimin e mëparshëm të 195 milion vendeve të punës.
Ekziston gjithashtu frika se 1.6 miliardë punëtorë të punësuar në punë të rastit dhe të parregulluara “mund ta shohin jetesën e tyre të shkatërruar”. “Si pasojë e pandemisë, afro një miliard e 600 mijë punëtorë në sektorët e ekonomisë informale panë pagat e tyre të ulen me një mesatare prej 60% në një muaj dhe “pa burime alternative të ardhurash”. Këta punëtorë dhe familjet e tyre nuk do të kenë asnjë mjet mbijetese” paralajëmron ONP.
Humbja e orarit të punës vlerësohet në 10.5% në raport me tremujorin para krizës: një shifër që barazohet me 305 milion punëtorë me kohë të plotë. Zonat më të prekura janë ato të Amerikës (-12.4%) dhe Evropës dhe Azisë Qendrore (-11.8% gjithsej).