Categories Lajme

Mbi 4 mijë denoncime në 2022 për dhunë në familje, 6 gra të vrara! Avokatja: Ka indiferentizëm, familjarët nuk denoncojnë

Mbi 4 mijë vajza kanë denoncuar dhunën gjatë vitit 2022, 6 prej të cilave humbën jetën për shkak të saj. Në ditën Botërore të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, avokatja Rezarta Agolli, e cila ka trajtuar shumë të dhunuara, kërkon që të raportohet ccdo rast pasi thotë se gjatë viteve të fundit është shtuar ndjeshëm indiferentizmi. Viktima lihet vetëm edhe në momentin kur ajo denoncon.

“Kemi dalë në shesh që sa më shumë njerëz të na ofrohen dhe të kuptojnë që nuk duhet të jenë indiferent dhe duhet të raportojnë. Pas vitit 2019 ka një shtim të rasteve. Vetëm vjet kanë kërkuar ndihmë rreth 5 mijë gra. Janë plotësyuar mejnjëherë urdhra mbrojtje. Ka një indiferentizëm të madh këto dy vitet e fundit. Vetëm viktima denoncon. Edhe pse e dinë që familjari i tyre vuan nga dhuna në marrëdhënie familjare, nuk denoncojnë”, thotë Agolli.

Agolli thotë se rastet e dhunës janë shtuar ndjeshëm dhe shkak sipas saj janë problemet ekonomike, mendore, por edhe droga e bixhozi.

“Shkaqet që çojnë dhunë ndaj grave janë xhelozia, papunësia, problemet ekonomike, droga, alkooli, bixhozi, problemet e shëndetit mendor. Duhet të denoncohet dhuna”, tregon ajo.Me moton “Të bashkuar për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, për 16 ditë me rradhë Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat, do të organizojnë një sërë aktivitetesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME