Categories Lajme

Mbi 80 persona janë zhdukur 3 vitet e fundit në Vlorë

Rrëmbime në qendër të qytetit të Vlorës, piratë në mes të detit dhe vrasje të tmerrshme.

Nëpërmjet dëshmive ekskluzive dhe dokumenteve të prokurorisë, Top Story zbërtheu një seri rrëmbimesh, të kryera për shkak të përplasjeve në trafikun e drogës.

Gjithashtu, televizioni ka siguruar ekskluzivisht statistikat zyrtare të të zhdukurve në qytetin e Vlorës, për trafikun e drogës.

“Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët… nga viti 2015 deri tani, ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, – thotë prokurorja Flora Çela.

Nga denoncimet e familjarëve organet ligjzbatuese kanë evidentuar vetëm katër raste për ekzistencën e veprave penale, atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të rrëmbimit të personit.

“Dy raste janë aktualisht nën hetim, sepse dyshohet për element të një vepër penale, ndërsa në dy rastet e tjera në vitin 2016, 2017. Në një rast është dyshuar për element të veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pra që personi kishte lidhje me këtë pjesë. Ashtu dhe një rast tjetër të veprës penale rrëmbim personi që lidhej gjithashtu me element trafikimi”, – thotë prokurorja.

“Tani përbën apo nuk përbën panik, është një pjesë që lidhet me sa raste janë referuar. Por në bazë të statistikave, ne dy raste kemi nën hetim”, tha prokurorja e Vlorës.

Ish-drejtori i Policisë, Premçi: Rrëmbimet në Vlorë, situata është alarmante

Por ish-drejtori i policisë së shtetit e sheh gjendjen si alarmante.

“Janë raste të vështira, edhe pengmarrja dhe zhdukja e personave, vrasjet me pagesë janë dy fenomene që Shqipëria i ka pasur shumë sporadike, dhe nëse kemi të bëjmë me shifra të tilla, atëherë gjithë vëmendja duhet të përqendrohet këtu sepse është me pasoja shumë të rënda, nuk mund të neglizhohet as nga oficerët e policisë, as nga prokurorët, në asnjë rast nuk mund të ketë pushim të kësaj çështje, nuk mund të ketë mosfillim të kësaj çështje”, tha për Top Story, Ahmet Premçi, ish-drejtor i Policisë së Shtetit.

Kultivimi i kanabis sative në mbarë territorin e vendit ka sjellë jo vetëm inkriminimin e shoqërisë por dhe të Policisë së Shtetit.

“Në të gjithë këtë histori, shteti dhe institucionet ligjzbatuese kanë bërë sehir ose kanë bashkëpunuar”, tha Premçi.

premci

Por, ish drejotri i policisë së shtetit ka bindjen se inkriminmimi i policisë ka ardhur për shkak të lidhjes së poltikës me krimin.

“Policia e shtetit ka të evidentuar në databazën e vet veprimtarinë kriminale në të gjithë kontigjentin e republikës, por mendoj që ata janë të tulatur, sepse përveç informacionit që ka për kontigjentin kriminal, punonjësit e policisë kanë informacioni dhe për lidhjet e të gjithë kriminelëve të Shqipërisë që kanë me pushtetin, deputetët dhe politikën”, Tha Premçi.

Vullneti poltik është ai që motivon edhe organizatën e policisë për të luftuar krimin.

Premçi thotë se policia është e pamotivuar për të luftuar krimin dhe se situata është alarmante jo vetëm në Vlorë, por në disa qytete të Shqipërisë.

“Harta e këtyre veprave penale, nuk është vetëm në Vlorë, por është në Shkodër, në Elbasan, në të gjithë territorin e vendit”, tha Premçi.

Drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës nuk pranoi të shpjegojë për Top Story rastet e raportuara si të humbura në qytetin e Flamurit.

Por për herë të parë Policia e Shtetit publikojë emrat e njerëzve me rrezikshmëri të lartë kriminale dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve në kapjen e tyre. /tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë sot një mesazh të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AKU njofton tërheqjen nga tregu të biskotave gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”: Tejkalim i nivelit të mykotoksinave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim

Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë tregun e ri të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vrisnin me armë 2 persona në parking, arrestohen shqiptari e italiani! Të plagosurit, një çift kalimtarësh

Karabinierët e Foggias në Itali arrestuan dy persona të përfshirë në të shtënat që ndodhën…

LEXO ME SHUME