Categories Lajme

Mbi 900 gjoba në ditë, shtohen kontrollet në rrugë dhe bllokohen 10 mjete luksi

Tiranë , Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë javës që lamë pas, ka qenë e fokusuar kryesisht në parandalimin e ngjarjeve rrugore, si dhe në ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.

  • Gjatë javës janë kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, 27 shtetas.
  • Gjatë javës janë pezulluar 115 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 6932 masa administrative, me një mesatare 990 masa në ditë, konkretisht:

– 73 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

– 128 masa për mosrregullim të shpejtësisë/gara shpejtësie;

– 115 për xhama të zinj;

– 325 masa për parakalime të gabuara;

– 1037 masa për përdorim të aparatit të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 559 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 116 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 93 masa administrative për mungesë siguracioni;

-3188 masa administrative për qëndrim/pushim të gabuar të mjetit;

– 1298 për shkelje të ndryshme.

  • Janë bllokuar 10 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
  • Janë tërhequr 32 leje qarkullimi, për detyrime të papaguara, si dhe janë hequr 12 palë targa të skaduara.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME