Categories Lajme

Mbidoza e metadonit çon deri në vdekje, mjekët në Durrës bëjnë biznes duke e shitur

Emisioni “Fiks Fare” solli mbrëmjen e sotme abuzimet që bëhen në dhënien e metadonit në Durrës.

Pika e shpërndarjes së këtij ilaçi, që është alternativë për t’u larguar nga droga, abuzon me dhënien e tij. Në qendrat ditore të rehabilitimit të përdoruesve të drogës, metadoni merret lehtësisht e më pas shitet në rrugë për 1000 apo 2000 lekë. Fiksi bleu disa ditë me radhë metadon në këtë pikë.

Por përtej çështjes së parave rreziku që vjen nga keqpërdorimi apo mbidoza e metadonit çon deri në vdekje.

Bashkëpunëtorët e Fiksit sollën biseda me mjeken që shpërndan metadonin në prezencë të së cilës përdoruesi duhet ta konsumojë, por kjo gjë jo vetëm që nuk ndodh, por në një bidon plastik, mjekja kundrejt parave të hedh metadon, pa e ditur kush do e konsumojë dhe në çfarë sasie do e konsumojë.

Personi që bëri lidhjen mes bashkëpunëtores së Fiksit dhe mjekes ishte roja i parkingut të spitalit, i cili të orienton edhe për pagesën që duhet të kryhet.

Në të trija rastet e shitjes, mjekja ishte e bindur se kjo gjë nuk ishte e lejuar, por vazhdonte e shiste.

Fiksi solli biseda me përdoruesit e metadonit emri i të cilëve është në listat e personave që e marrin pa para dhe janë në terapi. Por edhe këta pasi e marrin metadonin në bidon plastik dhe nuk e konsumojnë në sy të mjekes, pak metra më tutje e shesin.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i bleu njërit prej tyre, i cili i tregoi se kishte në shtëpi doza për 5 ditë, por sërish atë dite kishte marrë  dhe për 2 ditë të tjera.

Madje përdoruesi tregon se ka shumë abuzime në pikën e shpërndarjes. Disa persona tregon ai marrin shumë dhe e shesin, duke u justifikuar se e derdhën apo humbën.

Pra edhe pse është një medikament i fortë ku edhe ndaj tij shfaq varësi, prandaj duhet të merret i kontrolluar, askush nuk i kontrollon  këta përdorues se ku e çojnë metadonin.

Kështu mund të rrezikojnë që në vend që të largohen nga heroina mund të shkojnë drejt vdekjes me mbidozë. Por si çdo gjë edhe ‘jeta e njeriut’ është kthyer në biznes në kohët që jetojmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME