Categories Lajme

“Nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…”, Artan Hoxha nxjerr foton e Arben Ahmetajt në një aeroport

Gazetari investigativ Artan Hoxha, pas fotos që tregonte Arben Ahmetajn, duke kaluar kufirin tokësor Shqipëri-Greqi, ka publikuar një foto tjetër, për të cilën thotë se ish-zv/kryeministri, është në një aeroport afër Shqipërisë.

Postimi i Hoxhës

Arben Ahmetaj shfaqet ne nje tjeter aeroport…
Mbani frymen njerez…
Gjuetia per njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, po vazhdon cep me cep te planetit…
Te henen paradite, menjehere sapo publikova lajmin se:
“Ata” lart, kerkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetror shendoshe e mire,….
makineria e rende e prapagandes, u hodh ne veprim. Specialiste dhe eksperte u shfaqen ne mediat kombetare, duke kembengulur 100%, se lajmet per largimin e Ahmetajt ishin te paverteta.
Madje informonin opinionin publik me “bindje te plote”, se e kishin te konfirmuar nga “dy burime” te sigurta, qe Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shteteror.
Pak me vone, ne mediat informative u shfaq nje lajm i dyte, qe vazhdonte te njejten linje.
Informacioni per largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kerkesen per lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqiperise, nuk ishte i vertete.
Kete gje e kishin te konfirmuar nga avokatet e ish-zv/kryeministrit.
Diku nga mbremja, doli varianti tjeter.
Sipas versionit te ri, “Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur te perballej fort me drejtesine e re dhe kundershtaret e tij”..
Ne fakt Ahmetaj, tashme e ka kuptuar qarte ke ka kunder dhe se e duan me patjeter, brenda qelise burgut per te qene te sigurte se ai nuk do t’u hape telashe.
Sigurisht, kur publikova lajmin per largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga “dy burime” te shterura nga vapa e meskorrikut, as nga “çezma” te mbushura nga “uji i patronazhisteve”.
Te henen ne mbremje, publikova fotot-prove, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditen e te premtes se 7 korrikut 2023, duke kaluar ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije.
Ahmetaj, u fotografua ndersa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaporten shqiptare te policet greke te kufirit.
Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, po udhetonte i vetem drejt nje vendi te BE-se, i veshur sportiv, me atlete te kuqe, pantallona te shkurtra dhe bluze verore.
Qe nga ajo dite, vendodhja e Ahmetajt u kthye ne nje çeshtje me te madhe se vete çeshtja e madhe ne hetim te tij.
Nga e hena ne mbremje, per 48 ore rresht, eshte thene se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arqipelage ekzotike ne Ameriken Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni.
Ne fakt, njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, qe ka trazuar te gjithe eliten politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afer.
Nuk e ka kaluar oqeanin, as ate Atlantik per ne hemisferen perendimore, as oqeanin Indian, per ne Lindjen e Larget…
Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…
Me poshte, ne foto,
ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndersa eshte tranzit ne njerin nga aeroportet e BE-se.
Meqenese eshte aeroport shume i rrahur nga shqiptaret, besoj ndonje nga specialistet apo ekspertet e fushes, te angazhuar fuqimisht keto dite, mund te me ndihmoje per cilin aeroport behet fjale, deri sa une ta “konfirmoje nga dy burime” serioze…
E sigurt se fotot nuk jane realizuar nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te qeverise Shqiptare…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME