Categories Lajme

Mbipopullim e kushte të këqija të ushqimeve, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e burgjeve në Sarandë e Burrel

Kushtet e këqija dhe amortizimi në të cilin ndodhet burgu i Sarandës dhe ai i Burrelit ka vënë në lëvizje Avokatin e Popullit, i cili ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të këtyre institucioneve.

Sipas këtij dokumenti siguruar nga Report Tv Avokati i popullit thotë: “Rekomandim për mbylljen e menjëhershme të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sarandë, në vijim të rekomandimit me shkresë nr.K4/I88-2 prot., date 28.12.2017”.

Po ashtu në Mars të këtij viti Avokati i Popullit ka kërkuar edhe mbylljen e burgut të Burrelit  me një numër të konsiderueshëm të dënuarish. Sipas dokumentit, rezulton se rekomandimi për mbylljen e këtij institucioni është përsëritur brenda dy viteve përfshi 2017-2019.

Ndërsa në rekomandimet e Avokatit të Popullit kërkohet përmirësim i kushteve të të dënurve dhe paraburgosurve në Berat, 302 Mine Peza Tiranë, Vaqarr, Tepelenë, Shënkoll Lezhë, Tropojë, dhe burgun e grave në Ali Dem.

Këto shkresa i  janë  përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, ndërsa sipas interesimit të ReportTv këto institucione vazhdojnë ende të jenë në funksion pasi ende nuk është gjetur një zgjidhje për akomodimin e të dënuarve që mbahen aty.

Prej vitesh mbipopullimi,  kushtet higjeno sanitare dhe ato të ushqimit kanë qenë ndër problemet e konstatuara në burgje, denoncuar edhe nga vetë të burgosurit ndërsa hapja e burgut më të ri në Rec të Shkodrës ka zbutur këtë situatë por pa dhënë zgjidhe përfundimtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME