Categories Lajme

Mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Ilir Hoxholli propozohet për sekretar

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ku propozoi Ilir Hoxhollin nga organizatat solidare për njerëzit në nevojë si Sekretar të këtij Komiteti. Në fillim të fjalës së tij, Kryeministri Rama theksoi se Sekretari i Komitetit do të angazhohet për garantimin e transparencës. “Sot është mbledhja e tretë dhe në këtë mbledhje besoj që jemi në kushtet kur jo vetëm të diskutojmë si mbledhjet e kaluara, por edhe të ndajmë një përmbledhje të punës që është bërë, në aspektin e përgatitjes së kuadrit ligjor dhe administrativ dhe në aspektin e planifikimit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në kushtet kure kryetari i komitetit, Arben Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një Sekretar të Komitetit. “Me shumë kënaqësi do të propozoja, Ilir Hoxhollin me të cilin ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë”, tha Rama. Kryeministri theksoi se “kjo garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, çdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë e një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës”.

“Sekretari i Komitetit do të angazhohet për garantimin e transparencës. Më vjen shumë mirë që duke ia besuar këtë zotit Hoxholli ne realizojmë edhe një qëllim të mirë të minutës së parë që jo thjesht qeveria të bëjë transparencën mbi vetveten, që por sytë e organizatave të jenë në vëzhgim të përditshëm të gjithë procesit të shpenzimit të të ardhurave, jo vetëm nga donacionet por edhe nga buxheti i shtetit, ose burime të tjera që kalojnë përmes qeverisë”, tha Rama. Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME