Categories Lajme

Mbretëresha Elizabeth inkurajon bashkatdhetarët e saj: Bëjeni vaksinën, është detyrë!

Mbretëresha Elizabeth II inkurajoi bashkatdhetarët e saj britanik të vaksinohen kundër COVID-19 duke shpjeguar se injeksioni nuk e kishte dëmtuar fare dhe se ishte e nevojshme të “mendohej për të tjerët”.
Monarkja 94-vjeçe, deklaroi se ishte ndjerë e mbrojtur pasi ishte vaksinuar në janar, ashtu si dhe bashkëshorti, princi Philip, 99 vjeç.

Ajo u shpreh gjatë një lidhjeje video të bërë me zyrtarët shëndetësorë të ngarkuar me fushatën e vaksinimit në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.
”Bërja e vaksinës është një detyrë”, theksoi ajo. Më shumë se 18 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 në Britaninë e Madhe, ku fushata e vaksinimit ka filluar në dhjetor.

Objektivi i qeverisë është që të gjithë të rinjtë të marrin të paktën një dozë vaksine deri në fund të korrikut. Nëse përqindja e atyre që pranojnë të vaksinohen është shumë e lartë me rreth 90%, disa pakica hezitojnë. “Mora shumë letra nga njerëz që ishin shumë të befasuar nga lehtësia e vaksinimit. Dhe injeksioni nuk dëmtoi aspak”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME