Categories Lajme

Mbreti Zog, njeriu i pasionuar pas aromës së trëndafilave

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2018

Media franceze “La Voix du combattant” ka botuar, të shtunën e 12 shkurtit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me martesën e mbretit Zog me mbretëreshën Geraldinë, ku dhe ka rrëfyer asokohe disa detaje mbi sovranin e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Parfum marramendës (dehës)

Në familjet mbretërore dhe princërore të Evropës fryn një fllad dasmash. 

Kështu, mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, i njohur si Zogu I, bir i pastër i vendit, së shpejti do të martohet me konteshën e bukur hungareze Geraldinë Apponyi, “Hirushen moderne”, vajzën e ish-marshallit të madh të Oborrit të perandorit Franz-Jozef.

Mbreti Zog jeton, i tërhequr, në pallatin e tij të Tiranës, i rrethuar nga kopshte të mrekullueshme trëndafilash. Dhe ky burrë, energjik, nganjëherë edhe brutal, gjallëron kur flet, para vizitorëve, për trëndafilat e të tij të dashur.

Kur është i bindur, ai luan këtë eksperiencë të vogël origjinale : me sy të mbyllur, thjeshtë falë parfumit, ai di të njohë njëzet e shtatë specialitete trëndafilash që një armatë kopshtarësh mirëmban në oborrin mbretëror.

Mbreti Zog nuk merr kurrë një vendim pa ndjerë aromën marramendëse të luleve të bukura me petale rozë ose të kuqe.

Dhe njëra prej tyre, pa dyshim, lëshoi një parfum më delikat dhe më dehës që dy qenie, tashmë, do ta ndjejnë së bashku !

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/media-franceze-1938-mbreti-zog-njeriu-i-pasionuar-pas-aromes-se-trendafilave-qe-do-te-martohet-me-hirushen-moderne/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME