Categories Lajme

Mbyllet hoteli në Shkodër, si u helmuan tre klientët nga uji, dyshimet për përzierje me acid

Darka e një familjeje në Shkodër nuk ka përfunduar mirë për nënë e bir dhe kamerierin, të cilët u helmuan nga uji i konsumuar në hotel “Chicago” në qendër të qytetit. Më herët policia njoftoi se nëna 41-vjeçare Alma Zeqiraj dhe djali i saj i mitur 14 vjeç banues në Malësi të Madhe, si dhe një prej kamerierëve, 30 vjeç, u paraqitën në spitalin e Shkodrës rreth orës 23:30 të datës 28 dhjetor.

Për shkak të gjendjes më të rënduar, nëna dhe djali janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe tashmë gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Gjithashtu lidhur me ngjarjen pati edhe një reagim nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Një deklaratën e tyre, UKSH-ja shprehet se të tre personat kanë konsumuar ujë të ambalazhuar.

Ndërkohë bëhet me dije se Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar Ushqimor ka marrë mostra të ujit që përdoret në lokal për të kryer analizat që do të nxirrnin nëse është i ndotur ose jo. Sipas bluzave të bardha në spitalin e Shkodrës, të helmuarit kanë pasur djegie në ezofag dhe në stomak, duke lënë të hapura dyshimet se shishja e ujit mund të ketë pasur lëndë djegëse me aciditet.

Sipas ujësjellësit të Shkodrës, cilësia e ujit është monitoruar periodikisht nga specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe deri në përfundim të hetimeve hoteli është mbyllur. Së fundmi raportohet se ISHP ka bërë analizat e ujit të rubinetit dhe mësohet se uji ka dalë pa baktere.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME