Categories Sport

“O moj Serbi”, Granit Xhaka e shijon këngën që i dedikohet atij dhe heronjve të Kosovës

Granit Xhaka është njëri prej njerëzve më të urryer në Serbi. Ylli shqiptar ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë në eliminimin e Kombëtares së Serbisë në dy Kampionatet e fundit Botërorë.

Futbollisti nga Kosova e shënoi njërin nga dy golat e famshëm në Rusi, bashkë me Xherdan Shaqirin, duke i eliminuar serbët, ndërsa javë më parë ishte i jashtëzakonshëm dhe protagonisti kryesor në fitoren ndaj Serbisë, ku shënoi gol Xherdan Shaqiri.

E për këtë, Xhaka është bërë pjesë e një kënge patriotike, e publikuar në rrjetin social “Tiktok”, ku përmenden fytyrat publike, heronjtë dhe patriotët shqiptarë, përfshirë këtu edhe vetë futbollistin e Arsenalit, i cili me atë që e ka bërë përmes futbollit konsiderohet si një hero në Kosovë. E ai ishte pjesë e një ahengu dhe i qëndroi afër këngëtarit dhe e shijoi në maksimum këtë këngë, siç shihet në video.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME