Nata finale e edicionit të 6 të festivalit mbarëkombëtarë të komedisë Koko Fest solli emocione dhe të qeshura te publiku.
Karnavalet e Korçës u vlerësuan si shfaqja dhe regjia më e mirë e festivalit. Komedia erdhi gjysmë muzikore me solo, duete e kuartete duke ngjallur kureshtje dhe emocion ne publik, të cilët nuk kursyen të qeshurat dhe duartrokitjet për batutat e aktorëve.
Altin Basha: “Jam shumë i lumtur që në premierën e saj në Shqipëri dhe në Korçë “Karnavalet e Korçës” gjeti maksimumin e saj në skenën e teatrit të Korçës. Është një shfaqje që i takon gjithë shqiptarëve por në veçanti qytetarëve të Korçës. Kështu që jam shumë i lumtur që u prit kaq mirë dhe shpresoj të vazhdojë të bëjë rrugën e saj.”
Një nga çmimet që ngriti peshë publikun ishte edhe ai i aktorit më të mirë, i cili iu dha Koço Qendros.
Koço Qendro: “Sigurisht që çmimet të tilla të japin emocion. Në jetën time kam marrë vlerësim në disa festivale sepse jam një nga themeluesit e trupës së estradës. Kam luajtur në teatër, kinematografi por kur merr çmime të tilla, sidomos në qytetin tënd kjo me të vërtet të ngjall emocione.”
Për drejtoren e teatrit, Zamira Kita, ky edicion ishte një ndër edicionet më të arrira të gjithë viteve.
Zamira Kita: “Kemi pasur shumë artistë jo vetëm nga Tirana por nga të gjitha trevat shqiptare. Por jo vetëm artistë por edhe publik që nisjes për të parë shfaqje të caktuara në Koko Fest.”
Edhe këtë vit një çmim mjaft i rëndësishëm ishte ai i karrierës, i cili shkoi në duart e 3 artistëve të shquar, Dhimitër Orgocka, Rruzhdi Pulaha, Ligoraq Riza.oranews