Categories Sport

Mbyllet me një barazim takimi i luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Turbinës

Mbyllet në një barazim pa gola takimi i luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Turbinës,një ndeshje që ka dhuruar rivalitet dhe që të dyja skuadrat mund të ishin pranë fitores,me vlonjatet që kryesisht pjesën e dytë e dominuan ndeshjen dhe kishin mundësinë për të fituar. Në pjesën e parë ,është luajtur një ndeshje thuajse e barabartë,me nga një rast për të dyja skuadrat,por me flagrant ai Turbinës që godet shtyllën pas një goditje këndi,ndërsa Oliviera për vlonjatët përballë portierit nuk shënon.

Në pjesën e dytë Flamurtari luan më mirë dhe Diamanti ka mundësinë më të mirë,i vetëm përballë portierit nuk shënon. Raste të tjera për Flamurtarin,në këtë 45 minutësh,ndërsa nga ana e saj Turbina i beson thuajse kundërsulmit. Mbyllet 0-0 me Flamurtarin që prêt edhe lojtarë të tjerë ti bashkohen skuadrës me qëllimin dhe objektivin për këtë sezon rikthimin në superligë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME