Categories Lajme

Mbyti foshnjën me rroba dhe e fshehu në tavan, 27-vjeçarja një vit më parë kishte kryer edhe nje tjeter …

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja, Marigona Bytyqi e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.

Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi 27 vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta.

Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave. Familjarët e Marigonës, kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por që foshnjën nuk e shihnin askund.

Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshihte diku të porsalindurin. Një veprim të tillë, 27-vjecarja e kishte bërë edhe më herët.

Sipas njerkës së saj, Marigona edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.Sipas familjes së saj, 27 vjecarja nuk është e martuar. T7 mësoi se Marigona Bytyqi kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo, prapa kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre . Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë. Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme. Ndërkohë, prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.

E dyshuara , edhe pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin të kryejnte aktin mak.abër./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME