Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin: A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
