Categories Lajme

Me arkitekturë moderne dhe stil unik, merr formë xhamia e Ballies në Elbasan

Me një arkitekurë moderne, projekti i së cilës është vlerësuar në konkurse ndërkombëtare arkitekturore, Xhamia e Kohës në Elbasan, e njohur si xhamia e Ballies, po merr çdo ditë formën e saj të një xhevahiri kulturor dhe fetar.

E vendosur në qendër të qytetit Elbasan, falë edhe investimit në sheshin rrethues, i cili gjithashtu po shkon drejt përfundimit, ky objekt do të zbukurojë Elbasanin.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot foto nga ky projekt, i cili ka një stil unik ndërtimi dhe është konkurruese e xhamive moderne të ndërtuara në Evropë.

Xhamia ka një sipërfaqe rreth 1900 metra katrorë dhe përbëhet nga katër kate në të cilat përveç vendit të faljes do të përfshihen edhe sallat e konferencave dhe zyrat e stafit të Myftinisë Elbasan.

Projekti i xhamisë i cili është investuar nga Ambasada e Kuvajtit është i harmonizuar me projektin e aprovuar të qendrës së Elbasanit dhe po ndërtohet në të njëjtin vend ku ka qenë xhamia shekullore e Ballies, e cila u prish në vitin 1967.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME