Categories Lajme

Me bluzë të kuqe e kallashnikov në dorë, 2 të vrarë nga të shtënat në Bruksel

Të paktën dy persona raportohet të kenë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa motivet nuk dihen ende. Autori hapi zjarri për shkaqe të panjohura dhe më pas u largua. Ai është aktualisht në kërkim.

Sipas asaj që raporton BBC, lajmi u konfirmua për mediat nga një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në kryeqytetin belg. Sipas kësaj të fundit, për ngjarjen kanë nisur hetimet dhe momentalisht nuk mund të spekulohet për shkaqet e këtij sulmi. Mediat vendase shkruajnë se viktimat janë suedezë.

Ndërkohë, BBC sjell në vëmendje se ekipi suedez i futbollit ndodhet aktualisht në Belgjikë, për të luajtur ndeshjen për kualifikueset e Euro 2024, megjithatë nuk është e qartë nëse viktimat ndodheshin në Bruksel për të parë ndeshjen.

Ndërkohë, në Twitter, disa përdorues kanë publikuar pamjet e sulmit, ndërsa shprehen se autori bërtiti “Allahu Akbar”, duke aluduar se bëhet fjalë për një sulm terrorist

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME