Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim, si ndryshojnë temperaturat

Dita e sotme, e martë ka nisur me mot kryesisht të vranët.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershem në pjesën më të madhe të vendit.

Ato do të jenë me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë.

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm në zonat malore në juglindje të vendit me intensitet të ulët.

Për nesër, e mërkurë moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.

Pësa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e sotme, kryesisht në vlerat e mesditës.

Por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të ndjeshme të temperaturave në vlerat e mesditës.

Ndërsa shihet ulje e ndjeshme në ditët e para të javës, gjërat ndryshojnë pas të mërkurës dhe në fundjavë kur do të arrijnë deri në 28 gradë.

Dita e martë, do të jetë më e freskët, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë.

Duke filluar pas ditës së mërkurë dhe pjesë e dytë e javës do të sjellë rritje të temperaturave në mënyrë graduale, duke bërë që fundjava të regjistrojë sërish temperatura deri në 28 gradë.

Sa i përket situatës në Rajon, edhe Kosova e Maqedonia do të preken nga përkeqësimi i motit që do të sjellë rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, situatë e cila do të ndryshojë pas ditës së mërkurë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, jo vetëm që do të jenë me vranësira dhe reshje, që do të jenë rrebeshe por edhe do të kenë mot relativisht shumë freskët.

Madje në Kosovë temperaturat do të jenë të ulëta deri në 17-18 gradë, ndërkohë që pritet një rritje e tyre vetëm pas ditës së mërkurë.

Ndërkohë Maqedonia do të regjistrojë temperatura deri në 21 gradë.

Ja tabela me parashikimet për 5 ditët e kësaj jave deri në wikeend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME