Categories Lajme

“Me dashuri nga Shqipëria”/ Kush ka porositur predhën ukrainase për të goditur rusët?

Lufta e Ukrainës kundër Rusisë po kushton dhe kërkon mbështetje të madhe financiare. Por mesa duket ukrainasit janë të vendosur në këtë betejë dhe po bëjnë çmos për të ndihmuar forcat e tyre të armatosura. I tillë është edhe rasti i një studenti 22-vjeçar ukrainas, i quajtur Anton Sokolenko, i cili studion për IT.

Në një intervistë për “Business Insider”, studenti 22-vjeçar tha se ka gjetur një alternativë për të ndihmuar financiarisht ushtrinë ukrainase përmes OJQ-ve. Kështu, ai po shet në internet mundësinë që në predhat e ushtrisë ukrainase që lëshohen kundër rusëve, të shkruhen mesazhe me porosi nga persona të ndryshëm.

Ai përdor rrjetet sociale për të marrë porositë nga qytetarë të ndryshëm anekënd botës, që kushdo të ketë mundësi të lërë një mesazh në predhat e Ukrainës që përdoren kundër ushtrisë ruse. Dhe sigurisht kjo bëhet kundrejt një pagese.

E në një nga këto mesazhe përmendet edhe Shqipëria.

“Me dashuri nga Shqipëria”, është shkruar në një predhë ukrainase përpara se të përdorej ndaj rusëve. Por kush e ka dhënë këtë porosi që në predhën e ushtrisë ukrainase të përmendet emri i Shqipërisë? Ky fakt nuk dihet. Anton Sokolenko thotë se porositë i merr kryesisht në rrjetin social Telegram dhe për të shkruar mesazhin e klientëve në një predhë duhet të paguajnë 40 Dollarë.

Studenti është i lidhur me një OJQ në Ukrainë, të cilës i kalon paratë. Anëtarët e kësaj OJQ-je shkruajnë në predhat e ushtrisë ukrainase mesazhet që vijnë nga klientët. Më pas fotografohet dhe i dërgohet me foto klientit që mesazhi për të cilin ka paguar është shkruar mbi predhën që do të lëshohet ndaj ushtrisë ruse.

22-vjeçari shprehet se nuk ka aspak gjasa që të tregohet identiteti apo vendndodhja e ushtarëve ukrainas.

Ai pranon se kjo marrëveshje nuk është miratuar nga komandantët e lartë ukrainas dhe është joformale. Megjithatë, paratë që ai ka mbledhur nga kjo mënyrë i janë kaluar ushtrisë ukrainase përmes OJQ-ve dhe deri më tani kanë shërbyer për blerjen e pajisjeve që i duhen ushtrisë së Ukrainës. Ai ka dërguar më shumë se 18 mijë dollarë nga kjo formë e ndihmesës së tij vullnetare.

“Nuk jam aq i guximshëm sa të marr pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët që të vrasin armiqtë. Kur nisi lufta nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”, ka thënë 22-vjeçari për “Business Insider”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME