Categories Lajme

Me diplomë te “Kristali” dhe e akuzuar publikisht për abuzim fondesh, kjo do të jetë deputetja e re e Gjirokastrës

Ediola Braha do të bëhet deputetja më e re e qarkut Gjirokastër pasi pritet të marrë mandatin e lënë nga Vangjel Tavo. Në këtë mënyrë Braho thyen kështu vendimin e LSI-së për t’i djegur mandatet dhe pritet të hyjë në Kuvend.

Vangjel Tavo ka qenë ai që e mbështeti dhe e promovoi Ediola Brahën në disa pozicione në administratë dhe më pas e caktoi të dytën në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së. Por cila është CV-ja e Ediola Brahës?

Që prej vitit 2011 Braha është kryetare e LSI-së në Tepelenë, si dhe ka qenë për 4 vite drejtoreshë në spitalin e qytetit. Referuar formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Ediola Braha rezulton e padënuar më parë, ndërsa thotë se ka qenë në Athinë për pushime në periudhën nëntor 2002-janar 2003.

Braha deklaron se ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi te Universiteti “Kristal”, studime që sipas deklarimit të saj kanë zgjatur 7 vjet, nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Në maj 2017 Vangjel Tavo e prezantoi Ediola Brahën në Tepelenë si deputeten e ardhshme të LSI-së. Ndërkohë në vitin 2016 ish-nëndrejtori i spitalit Tepelenë, Avni Bega e denoncoi Ediola Brahën në emisionin investigativ ‘C’a thu’ për abuzime me fondet publike dhe shpërdorim detyre.

Sipas tij Braha ka abuzuar me rreth 80 milionë lekë të vjetra. Pas këtij denoncimi, Avni Bega u dhunua nga persona të paidentifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME