Categories Lajme

Me dokumente false merrnin asistencë në Gjermani, kapen 12 shqiptarë në një kantier ndërtimi

Policia gjermane ka zhvilluar një kontroll në një kantier të madh ndërtimi në Wolfsburg dhe kanë gjetur 12 shqiptarë që ishin të punësuar ilegalisht. Sipas mediave vendase mësohet se gjithsej ishin 60 punëtorë që ishin në këtë kantier.

Më tej shtohet se tre prej shqiptarëve që kur pamë makinën e autoriteteve kanë tentuar të largohen nga kantieri, por ata u kapën dhe pas kontrollimit të bërë, u konstatua se nuk kishin leje qëndrimi dhe as leje pune në Gjermani.

Po ashtu kontrolle pati dhe për punëtorët e tjerë, dhe gjithsej 12 shqiptarë nuk kishin asnjë dokumentacion.

Tetë prej tyre fillimisht kanë treguar dokumente false, me identitet të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtare të BE-së. Duke qenë se doganierët e kanë të njohur këtë lloj mashtrimi, i dërguan punëtorët në qendrën policore për ekzaminim më të saktë të dokumenteve dhe për marrje në pyetje.

Ata kanë konstatuar se disa nga punëtorët kanë qenë duke marrë padrejtësisht ndihma sociale ose kanë qenë të regjistruar në mënyrë fiktive si persona me veprimtari të pavarur.

Por nuk e kanë pësuar vetëm 12 punëtorët shqiptarë të cilët tashmë rrezikojnë shumë, por dhe kompania që i kishte punësuar ata. Mësohet se strukturat shtetëror kanë mbyllur kantierin e ndërtimit për këto shkelje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME