Categories Lajme

“Më i dhimbshëm se divorci, ishte reagimi i njerëzve”, Ema Andrea: Për ta, nuk isha më aktorja e talentuar…

Ema Andrea, artistja e talentuar dhe shumë e dashur për publikun, ndau në emisionin  “Rudina”, dy nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj. Ajo tregoi se një nga momentet më të hidhura të jetës, ishte kur nëna e saj u largua nga kjo botë duke u shprehur se e kupton atë plotësisht tani që nuk është më.

Një tjetër ngjarje e rëndë në jetën e Ema Andreas ka qenë divorci, por ajo shprehet se “divorci ka qenë i dhimbshëm ama më i dhimbshëm se ai ka qenë reagimi i shoqërisë“, e cila në atë kohë ja ka bërë këtë moment të vështirë të jetës së saj akoma më të rëndë.

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema Andrea duke treguar se si divorci ndikoi te ajo edhe në raportet profesionale të saj.

Më tej Ema Andrea ka shtuar se lidhja e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtia, pavarësisht se në atë kohë këto gjëra janë përfolur. Ajo thotë gjithashtu se me babain e Sarës kanë mbetur shokë, por kjo gjë duket si e papranueshme në shoqërinë shqiptare.

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por  më i dhimbshëm se  divorci ka qenë reagimi i  shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan.

Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë. Shoqëria jonë nuk ta fal këtë gjë. Të vë epitete të cilat të ndjekin nga pas çdo gjurmë, çdo gjë që ti bën, për më tepër që puna ime është publike.

E ndjek nga pas një opinion që krijohet me shumë lehtësi. Tanimë akoma më me lehtësi, përmes portaleve, që jo të gjithë janë dinjitoz, një pjesë e tyre janë të tillë që meritojnë atë fjalorin që nuk  thuhet në televizion dhe unë po e kursej, por që e kam potencialisht atë fjalor. Vazhdojnë të joshin dhe të orientojnë atë që unë e quaj publik, drejt asaj që nuk më përfaqëson. Janë disa zgjedhje të tua, që të takojnë vetëm ty, të cilat shoqëria jonë di t’i manipulojë për të lënduar”, shtoi Ema.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME