Categories Lajme

Me inxhinierin e pyjeve, Mustafa Dedenika, gjatë aksionit të pastrimit në Pyllin e Sodës

Me inxhinierin e pyjeve, Mustafa Dedenika, gjatë aksionit të pastrimit në Pyllin e Sodës, folëm për kohën kur u mbollën 6 milion pishat që i dhuruan mushkëritë Vlorës, bimët medicinale që mblidheshin po aty, mënyrat e mirëmbajtjes dhe gjithë ç’mund të bëjmë, të gjithë bashkë, për ta ruajtur këtë pasuri të qytetit.

Përvoja e tij, më shumë se 60 vjeçare, na shërben të gjithëve, kujtesës së qytetit por sidomos të ardhmes së tij.

Dedenika nuk lodhet asnjëherë së foluri e së shëtituri mes pishave të pyllit, si e si të ndihmojë të ardhmen e shëndetshme të mjedisit, ajrit dhe të gjithë qytetit. Askush më shumë se Mustafa Dedenika nuk mund t’i bashkohej aksionit në Pyllin e Sodës, vendi që pastrohet ditën e ndotet natën.

Dedenika njeh secilën prej 6 milion pishave të pyllit sepse që prej 1956 ka qenë inxhinieri që ka mbjellë, ka rritur dhe është kujdesur për çdo pemë. Sot më ndihmoi të njihja më mirë historinë e mushkërive të Vlorës, por edhe se si të përpiqemi ta mbrojmë e kujdesemi që t’i shtojmë jetëgjatësinë.

Përpjekja për të pastruar Pyllin e Sodës nuk do të ketë asnjëherë rezultat nëse nuk ndërgjegjësohemi për t’i hedhur mbeturinat aty ku kanë vendin! Sot gjetëm sërish gjithfarë pajisjesh higjeno sanitare, dyshek, jastëk e gjithë ç’tjetër nuk u është dashur më në shtëpi.

U kërkoj të gjithë banorëve, të zonës ose jo, të denoncojnë çdo rast abuzimi me të cilin ndeshen, në pyll apo në qytet. HIDHINI MBETURINAT NË KOSH!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME