Categories Showbiz

“Me legen në dorë e peshqir iu laja këmbët të gjithëve!”, burri i kthehet gruas: Për punë të morëm, si Marigoja

Martesa 30-vjeçare e Fadilit dhe Violetës ndodhet në një krizë të fortë e cila i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Është Violeta ajo që ka thirrur bashkëshortin në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se pavarësisht se e kanë ndarë jetën e tyre midis Shqipërisë e Greqisë ku jetojnë prej 28 vjetësh si dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijë, ajo ndihet e shtypur.

Sipas saj, Fadili ka qenë gjithnjë neglizhent dhe nuk i ka shprehur dashurinë, ndërsa ajo vetëm ka punuar teksa ai dilte e takohej me shokët. Violeta madje thotë se në shtëpinë bashkëshortore është detyruar t’iu lajë edhe këmbët vjehërrve të saj.

Violeta: Visheshe e lyheshe e dilje dhe mua më lije në shtëpi!! Për çfarë më ke marrë mua ti? Për gomar më ke marrë?

Fadil: Për çfarë më solle këtu ta di unë?

Violeta: Për çfarë? Se tërë jetën për ty kam ndenjur! Kam marrë legenin në shtëpinë tënde dhe një nga një iu kisha larë këmbët! Ka mbaruar kjo! Ka mbaruar po të them!

Fadil: Po shumë mirë, ashtu ishte zakoni atëherë dhe atë do bëje.

Violeta: Akoma po e ndjek atë zakon!

Eni Çobani: Pse iu ka larë këmbët vërtet?

Fadil: Ashtu ishte zakoni zonja Eni.

Eni Çobani: Jo, ia ka larë këmbët vërtet të gjithëve?

Fadil: Po, të prindërve të mi ua ka larë.

Violeta: Të gjithëve ua kam larë! Në darkë vinin radhiteshin e unë me legen në dorë e peshqir në krah!

Fadil: Moj për këto gjëra më solle mua?

Violeta: Nuk u ngope me këtë punë? Nuk u ngope e akoma vazhdon këtë?

Fadil: Shumë mirë, për punë të morëm, si Marigoja. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME