Categories Lajme

Me një skemë të njëjtë, gra.bitën 27 shtëpi në Spanjë

Banda kr.iminale e cila u bë e njohur në Spanjë prej një sërë vj.edhjesh është kapur nga policia spanjolle. Pas një deklaratë për shtyp mëngjesin e 29 nëntorit , një zëdhënës për Mossos d’Esquadra, njësia lokale e policisë në rajonin e Katalonjës, konfirmoi arrestimin e disa individëve që i përkisnin bandës . Në bandë ishin edhe katër shqiptarë të moshës 32 – 34 vjec të cilët dyshohen se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpie në Vallès Occidental dhe Baix Llobregat Osona. Hetimi rreth bandës ishte nisur muajin e kaluar pasi u raportuan një seri vjedhjesh nga banorët e zonës. Pas telefonatës së një fqinji për të raportuar se kishte parë një burrë duke vepruar në mënyrë të dyshimtë në parkun e komunitetit të një blloku apartamentesh, një oficer në detyrë u nis direkt për në vendngjarje ku dhe ndaloi të dyshuarin. Pas kontollit , të dyshuarit i’u gjetën një seri gjërash me vlerë duke përfshirë bizhuteri dhe shuma të konsiderueshme parash. Më vonë policia zbuloi se i arrestuari kishte qenë me 2 burra të tjerë të cilët ishin ngjitur përmes ballkonit dhe kishin hyrë me forcë në një apartament duke thyer xhamin e tij.

Ata ishin pjesë e nje grupi kriminal prej 6 personash të cilët, sipas raportit të policisë, ishin specialistë të plaçkitjes dhe ja kishin dalë të vidhnin e pakta 27 shtëpi në Terrassa , Sant Esteve Sesrovires, Cerdanyola del Vallès, Llinars del Vallès and Tona. Ata përdorinin zakopnisht të njëjtën metodë ; 3 pjestarë të grupit parkonin makinën në një zonë të izoluar më pas sapo errësohej totalisht 2 prej tyre me rroba të errëta nisnin vjedhjet. Pasi mbaronin së vjedhuri fshiheshin në makinë për të mos u kapur nga policia dhe kamerat e sigurisë në rrugë dhe ktheheshin në shtëpinë e tyre në Perafita in Barcelona. Policia bastisi banesat e të arrestuarve dhe gjeti një sasi mallrash të lidhura me dhjetëra grabitje. Katër shqiptarët që ishin në banesë u arrestuan dhe janë lënë në burg. Burrat shqiptarë pritet të paraqiten në gjyq në fillim të javës tjetër raporton Euro Weekly News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME