Categories Lajme

Me orë të tëra me këmbë të thyer në greminë, vijon puna për nxjerrjen e turistit nga kanioni i Gjipesë

Nuk është nxjerrë ende nga humnera ku ra mbrëmjen e djeshme, turisti polak në kanionet e Gjipesë. Burime bëjnë me dije se këtë mëngjes ka rinisur operacioni për shpëtimin e tij, që duket se po has në vështirësi për shkak të terrenit të thyer.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe policisë kanë qenë në zonë dhe gjatë natës, por e kanë pasur të vështirë transportimin e turistit. Ndërkohë që sot kanë shkuar dhe një punonjës i shëndetësisë pasi polaku ka dëmtime në të gjithë trupin si dhe një këmbë te thyer.

Ai ka ngecur në një greminë të ngushtë në 50 m dhe kjo e bënë më te vështirë punën për transportimin e tij. Në këtë kanion kanë qenë dy turistë polakë duke eksploruar, njëri është në gjëndje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME