Categories Lajme

‘Më pagoi Naimi…”/ Ekzekutimi i Liridona Murselit, autori i krimit e bashkëshorti i saj u takuan para krimit: Policia hap kamerat

Mbrëmjen e së mërkurës, një vrasje në rrugën “Dalip Alshiqi” tronditi Prishtinën. Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

Burimet e njëjta kanë pohuar se Naimi ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Burime të Indeksonline po ashtu pohojnë se janë gjetur prova bindëse që dëshmojnë fajësinë e Naimit në këtë rast. Sipas tyre, ekzistojnë xhirime të kamerave që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.

Ky i fundit është arrestuar po ashtu nga policia. Burime të Indeksonline kanë shtuar se i dyshuari në fjalë është Granit Plava. Plava ka pranuar akuzën, duke shtuar dyshimet që vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.

Granit Plava, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit në Kosovë, ka dhënë dëshmi tronditëse rreth ngjarjes, duke deklaruar se ka qenë burri i viktimës, Naim Murseli ai i cili e ka porositur vrasjen duke i premtuar shumën prej 30 mijë eurosh.

Sipas ‘Indeksi online’, një pjesë të shumës ai ia kishte dhënë ndërsa pjesën tjetër do ia jepte më vonë. Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

Granit Plava dyshohet të jetë nga fshati Cerrmjan, nga ku vinte edhe viktima, Liridona Murseli.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Ai dhe Murseli raportohet të jenë bashkëfshatarë. Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë. “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë” ka bërë të ditur policia./Indeksonline

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME