Categories Lajme

Me punë sezonale në qytetin bregdetar, por shiste dhe drogë, pranga të riut në Himarë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke shpërndarë kanabis në Himarë. Në kuadër të operacionit “Parts5” u arrestua shtetasi me inicialet R. B., 27 vjeç, banues në Vlorë. Ndërkohë, policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe një shtetas tjetër, pasi kishte akomoduar në banesën e tij, 27-vjeçarin që qëndronte në Himarë si punëtor sezonal, si dhe posedonte një mjet prerës (thikë).

Si rezultat i 2 fazave të mëparshme të këtij operacioni, të finalizuara gjatë kësaj jave, janë arrestuar 5 shtetas, 2 prej të cilëve shtetas anglezë, janë sekuestruar doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi, si dhe shuma parash në euro, lekë dhe paund.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 50 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 10 000 lekë të rinj, 1 grirëse për lëndë narkotike dhe 2 celularë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. Dh., 25 vjeç, ku ishte akomoduar përkohësisht shtetasi R. B., i afërm i tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë). Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. B. kishte ardhur si punëtor sezonal në qytetin e Himarës, ishte akomoduar në banesën e të afërmit të tij dhe shpërndante doza të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në këtë zonë bregdetare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME