Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj janë një ndër çiftet që tërheqin gjithmonë vëmendjen e publikut. Edhe pas dorëheqjes së Haradinajt, publiku shqiptar dhe qytetarët e Kosovës e pëlqyen dhe e vlerësuan për veprimin e tij.
Është parë gjithmonë që Ramushi dhe Anita të kenë një raport shumë të mirë në çift dhe shpesh herë i ndajnë momentet e bukura me fansat në rrjetet sociale. Ditën e sotme Anita ka ditëlindjen dhe për këtë ditë teëpr të veçantë ish-kryeministri ka vendosur ta surprizojë bashkëshorten e tij në mesnatë.

Ai kishte organizuar nëj darkë romantike, me verë e plotë qirinj, ku këtë moment të bukur Anita ka vendosur ta ndajë me miqtë e saj në Instastory. Krahas fotos ku të dy shfaqen të qeshur nga darka romantike, Anita shkruan: Para ditëlindjes.
