Categories Lajme

Me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Shoqata Atdhetare Kulturore”Shqipëria” i dhuroi Bibliotekës Publike”Shevqet Musaraj” libra të zhanreve të ndryshme

“Të duash librin, do të thotë të duash jetën, të duash të vërtetën”.Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Shoqata Atdhetare Kulturore”Shqipëria” i dhuroi Bibliotekës Publike”Shevqet Musaraj” libra të zhanreve të ndryshme, romane, tregime, novela, fabula, vëllime poetike, vepra historike, esse dhe enciklopedi, duke e pasuruar më tej fondin e bibliotekës publike, e cila, çdo ditë është në dispozicion të lexuesve të grupmoshave të ndryshme, miqve të përhershëm të librit.Dhurimi i librave u mundësua nga bashkëpunimi i Shoqatës”Shqipëria”nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës, Ilirjan Dhima, me Shtëpinë Botuese”Bota Shqiptare”, me president z.Genti Gjonaj.

Shoqata ” Shqiperia”,duke e ruajtur strategjine e bashkepunimit me njerez te artit dhe kultures,siç eshte dhe Mjeshtri i madh Z. Kujtim Gjonaj regjizor,Personalitet i shoqata ” Shqiperia”,vazhdon pasurimin e bibliotekave te qytetit. Të pranishëm në takimin e organizuar në mjediset e bibliotekës së qytetit, drejtorja e institucionit, Elma Rama, e cila shprehu falenderime për gjestin e dhurimit të numrit të konsiderueshëm të librave, nënkryetari i bashkisë, Afrim Qendro, drejtori i Q.A.K-së, Skënder Spahiu, kryetari i Partisë Socialiste, Anduel Tahiraj, përfaqësues të Këshillit Bashkiak ,kryetari i PEISH dega Vlore Azem Haliti,dhe dashamirës të librit.

Në fokus të takimit, ku u respektuan me korrektësi rregullat e distancimit kushtëzuar nga situata, fokusi u vendos në vlerën e librit dhe në gjetjen e mekanizmave të duhur për t’i motivuar të rinjtë për të lexuar më shumë.Në diskutimet e të ftuarve u theksua puna serioze që duhet të bëhet nga të gjithë, nga familja, institucionet arsimore dhe shoqëria për të sensibilizuar të rinjtë dhe fëmijët mbi vlerat e librit, si porta kryesore drejt suksesit.Sfida kryesore e mbarë shoqërisë mbetet qasja drejt librit, sot, kur bota teknologjike gëlon nga informacioni.Të ftuarit, duke falenderuar shoqatën “Shqipëria” për kontributet e veçanta në promovimin e vlerave dhe si nismëtare e projekteve mjaft rezultative, theksuan se duhet të vijojnë bashkëpunimet institucionale me qëllim kultivimin e dashurisë pēr librin veçanërisht te fëmijët.Ky është dhe një nga misionet kryesore të Shoqatës Atdhetare Kulturore”Shqipëria”, e cila ashtu siç pohoi dhe kryetarja e shoqata ” Shqiperia” Vlore,znj.Edlira Kapllanaj,

do të vijojë misionin e vet për përçimin e vlerave më të mira të kombit tonë, siç është dhe dashuria për librin, për gjuhën shqipe, si një tregues i identitetit tonë kombëtar, kudo ku jetojnë e punojnë shqiptar, kudo ku gëlon magjia e gjuhës shqipe.Pasditja mjaft e këndshme në mjediset e rikonstruktuara të Bibliotekës Publike”Shevqet Musaraj” u mbyll me një kafe miqësore, ku diskutimi i fokusuar rreth librit u kthye në një dëshirë të përbashkët për të tjera bashkëpunime rezultative për komunitetin mes Shoqatës Atdhetare Kulturore “Shqipëria” dhe të gjithë aktorëve të qytetit. Shoqata ” Shqiperia” si nje e tere,do te vazhdoje rrugetimin e saj per te pajisur dhe pasuruar bibliotekat me libra artistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME