Categories Lajme

“Më sill 30 mijë euro ose…”, kërcënoi një grua, arrestohet mjeku popullor

Eshtë arrestuar një mjek popullor për shkaka se ka mashtruar një grua e cila e ka denoncuar në polici.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të një informate ka filluar hetimet rreth dyshimit të përfshirjes së një të dyshuari në veprimtari penale.

I dyshuari M.Z. viti i lindjes 1962, m.k.sh., nga Malisheva, duke ushtruar profesionin e ‘mjekut popullor’, nga ankuesja femër, që nga viti 2016 deri më tani ka përvetësuar një shumë rreth gjashtë mijë (6.000) euro si shpërblim për gjoja ofrimin e shërbimeve mjekësore ndaj saj. I dyshuari paraqitej se shëronte sëmundje të ndryshme (shërim shpirtëror, rregullim të problemeve familjare etj).

I dyshuari, pas një kohe, duke shfrytëzuar të dhënat e mësuara nga ankuesja gjatë ‘’seancave për shërim”, i mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij, kishte filluar ta shantazhojë dhe ta kërcënojë ankuesen se do t’ia shkatërronte familjen nëse nuk i sjell një shumë prej tridhjetë mijë (30.000) euro.

Policia, ka kërkuar nga gjykata leje për kontroll të cilën e ka siguruar dhe e njëjta është realizuar sot, më 19.07.2019, ku është kontrolluar lokali ku ka ushtruar ‘profesionin’ dhe shtëpia e të dyshuarit në Malishevë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në procedura të mëtejme gjyqësore. Po ashtu policia ka siguruar të dhëna se i dyshuari ka zhvilluar edhe aktivitet të veterinarisë.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Policia, referuar të gjeturave gjatë realizimit të urdhër-kontrollit, beson se viktima të mashtrimit mund të jenë edhe një numër i konsiderueshëm i qytetareve, andaj apelon tek qytetarët që të kenë kujdes ndaj këtyre formave të mashtrimeve dhe po ashtu nëse ka viktima të tjera të kësaj natyre të lajmërojnë policinë, konkretisht DHKEK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME