Categories Showbiz

Me zërin duke iu dridhur, flet nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti…

7 muaj nga humbja e artistes së ndjerë Hueyda El Saied, në studion e “Rudina” ishte bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean me djalin Gabriel, si dhe nëna e saj Diana Çoku. Për familjen e artistes dhimbja është ende e madhe.

“Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën… sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti bashkë. Por duhet të bëhem e fortë, sepse kam Gabrielin dhe Tierry-n”.

Ndërsa bashkëshorti Thierry Grosjean, tregon se që nga vdekja e artistes i është dashur të bëhet edhe nënë dhe baba për djalin e tyre 6-vjeçar.

“… është një aventurë e re për mua, është e mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Ne jemi të fortë së bashku. Por është ende shumë emocionale për ne të shikojmë këto pamje, këtë fotografi të bukur të Hueyda-s”.

Që në nisje të emisionit, moderatorja Rudina Magjistari i falenderoi të ftuarit e saj që erdhën në studio, duke ditur se për ta nuk ishte diçka e lehtë.

“Faleminderit shumë ju që erdhët sot këtu sepse e di që nuk e keni fare të lehtë, të vini dhe të flisni, por Hueyda i ka takuar edhe publikut. Publiku e ka dashur shumë, u trishtuam shumë kur mësuam për ngjarjen, kështu që e kemi përjetuar të gjithë shumë fort”.

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në Nëntor të vitit që lamë pas, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME