Categories Lajme

‘Me zero lek nga buxheti’, Edi Rama: 40 ditë transformuese për stadiumin e Burrelit (FOTO)

Futbolli shqiptar brenda një harku kohor shumë të shkurtër do të ketë një tjetër stadium të rikonstruktuar. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar ndryshimin q ëka pësuar stadiumi i Burrelit brenda një harku kohor të shkurtër prej 40 ditësh.

Kryeministri ka postuar foto të stadiumit si ishte dhe ndryshimin që ka pësuar brenda kësaj periudhe kohore. Rama thotë se për investimin është janë dhënë zero lek nga buxheti, duke lënë të nënkuptohet se paratë janë siguruar nga bizneset e këtij qyteti.

Postimi i Kryeministrit Rama

40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit

Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME