Categories Lajme

Media gjermane: Bandat shqiptare më të famshmet në Europë, klanet mafioze me fitime kolosale nga shitja e drogës

Media gjermane tvheute.at ka bërë një analizë për lulëzimin e bandave shqiptare nëpër Europë.

Duke iu referuar mafies shqiptare në Gjermani, Zvicër dhe Francë, tvheute.at shkruan se shqiptarët janë shndërruar në kontrabandistët kryesorë të kanabisit në botë dhe se klanet mafioze shqiptare janë kthyer në bizneset më fitimprurës të kokainës në Amerikën e Jugut , me Gjermaninë si tregun e tyre kryesor të synuar.

Bandat shqiptare bazohen në parime të palëkundura që burojnë nga traditat shqiptare, shkruan media gjermane. Këto parime janë: nderi dhe hakmarrja mes familjeve që trashëgojnë hakmarrjen brez pas brezi.

Media gjermane sjell në vëmendje ngjarjen e 2021-it, ku u qëlluam me mbi 20 plumba në mes të një lagjeje kundrejt makinës së mysafirëve në një dasmë shqiptare.

Policia e Berlinit po heton bandat rivale shqiptare të drogës që kanë dominuar prej vitesh tregtinë e drogës në kryeqytet. Ndërsa klanet shqiptare deri më tani janë konsideruar si tregtarët kryesorë të kanabisit në Gjermani, ata po nxjerrin fitime shumë më të larta në biznesin fitimprurës të kokainës.

Pas dekadash izolimi nën regjimin e Hoxhës, vendi më i varfër në Ballkan, Shqipëria, është hapur vetëm ndaj Evropës dhe një shoqërie të tregut të lirë që nga viti 1990. Por korrupsioni deri në postet më të larta politike bën që shumica e shqiptarëve të dyshojnë për drejtësinë në vend dhe ligjet e tij edhe sot e kësaj dite.

Ndër vite, shqiptarët u kanë besuar rregullave të pashkruar të “Kanunit”, i cili e vendos familjen mbi gjithçka dhe karakterizohet me terma si “nder” dhe “gjakmarrje”.

Të rinjtë shqiptarë shpesh e gjejnë perspektivën e tyre në bandat kriminale dhe të mirëorganizuara, të cilët paratë e grabitura nga tregtia ndërkombëtare e drogës i shfaqin me krenari në vila dhe makina luksoze në Shqipëri.

Fenomeni i klaneve të organizuara mafioze shqiptare ka nisur aktivitetin në Gjermani që në vitet 1990.

Të favorizuar nga politika liberale e vizave në Shqipëri, autorët ndryshojnë identitetin e tyre në Shqipëri sa herë që duan. Kjo e bën edhe më të vështirë për hetuesit gjermanë kërkimin dhe hetimin ndaj bandave shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME