Categories Lajme

Media shqiptare sot në zi, mesazhet e gazetarëve: La pas 5 fëmijë…

Gazetari i mirënjohur Mentor Kikia me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka dhënë sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kameramanit të Klan Plus, Alket Metko.

Statusi i plotë: Lamtumirë miku dhe kolegu ynë! Sot për ne në Klan Plus është një dite zie. Një koleg i mirë, fjalëpak dhe punëtor i palodhur, iku prej nesh. Iku pikërisht në atë moshë kur duhej të jetonte për veten, fëmijët dhe familjen e tij. Kameramani Alket Metko e humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundi në pak muaj. Në të tilla raste s’ka as fjalë për ngushëllime, por ne, kolegët e tij, bashkojmë dhumbjen tonë me atë të familjes së tij.

Lamtumirë Alket! P.s: Në foto, Alketi gjatë filmimit në një protetse, ku edhe është goditur

Një tjetër postim prekës ka qenë ai i gazetarit Elio Laze, me të cilin i ndjeri ka punuar disa vite më parë. Laze e përshkruan Alketin si djalin e mrekullueshëm dhe babain e 5 fëmijëve që do iu mungojë të gjithëve atyre që e njohën. ” Na theve zemren Alket! Telefonata e pare e se shtunes me tronditi. Zeri matane telefonit me njoftoi qe shoku im i vjeter, operatori i talentuar, djali i mrekullueshem Alket Metko nuk rron me. Alketi humbi betejen me semundjen e pabese kete te shtune, duke lene pas 5 femije, bashkeshorten dhe prinderit.

Humori dhe energjia e Alketit do i mungoje familjes, miqve, shokeve dhe korridoreve te televizionit ku Alketi punonte. Me dhimbje sot ndahem dhe nga nje tjeter njeri i mrekullueshem, te cilin Zoti vendosi ta marre prane vetes. Qofsh ne paqe te perjetshme Alket Metko”, shkruan Laze në postimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME