Categories Lajme

Vlorë, 8 raste nga fasoneritë, 77 vjeçari banues në lagjen vatër

Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë u shënuan 11 raste të reja, ndërsa ka ndërruar jetë një 77 vjeçar. Ky i fundit ka qenë i karantinuar në shtëpi ndërkohë që mbrëmjen e djeshme (26 qershor) shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Pavarësisht se ai u nis drejt Tiranës, nuk arriti të mbijetojë. Nga burimet mendohet se ai është kontakt i një banori në lagjen ku jeton. Sipas burimeve, 77 vjeçari jeton në lagjen 15 tetori në Vlorë, shumë pranë lagjes Partizani e cila është kthyer në një vatër infeksioni vetëm pak ditë më parë.

Ndërsa përsa i përket të infektuarve, 1 prej tre dyshohet të jetë kontakt i një personi të infektuar më parë. 1 tjetër i infektuar është nga fshati Peshkëpi dhe mendohet të jetë infektuar nga djali i ardhur nga Tirana. Një i infektuar dyshohet se është infektuar nga familjarë i ardhur nga Greqia. Katër raste kontakti në fasonerinë që u mbyll disa ditë më parë fasoneri këpucësh me 250 punonjës. Katër raste në fasonerinë e atleteve me mbi 150 punonjës që pritet të mbyllet. Numri i përgjithshëm i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ishte 61 ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 53.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME