Categories Kuriozitete

Meghan Markle humb fëmijën e saj të dytë, tregon publikisht detajet

Meghan Markle zbuloi sot se kishte pësuar një abort gjatë verës në një artikull të shkruar për një gazetë amerikane. Dukesha e Sussex ka thënë se ajo humbi fëmijën e saj të dytë, teksa ishte ndërruar pelenën e djalit të saj Archie në korrik. Në shkrimin e saj për New York Times, Markle përshkroi si një moment të hidhur abortin, dhe shtrimin e saj në spital, ndërsa shtoi se së bashku me Harryn, u përpoqën që të ngushëllonin njëri tjetrin.

Duke përshkruar momentin tragjik kur ajo kuptoi se ‘diçka nuk ishte në rregull’, ajo tha: ‘Pas ndryshimit të pelenës, ndjeva një ngërç të mprehtë. Unë rashë në dysheme me djalin në krahë, kuptova se diçka nuk ishte në rregull ‘. Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbja të dytin’.

Meghan është e para nga familja mbretërore, që përshkruan momentin e një aborti. Teksa tregon për ditën kur ka humbur fëmijën, Dukesha e Sussex tha se ajo ishte zgjuar, kishte ushqyer qentë, rregulluar rrobat dhe ishte kujdesur për lapsat e Archie para se të merrte në krah djalin e saj nga krevati. Ajo më pas tregon se kishte ndjerë një dhimbje në barkun e saj ndërsa ndryshoi pelenën e Archie dhe më pas ra në dysheme. Markle shkroi: ‘Disa orë më vonë, u shtrova në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e burrit tim. Ndjeva mpirjen e pëllëmbës së tij dhe i puthja kyçet e tij, të lagura nga të dy lotët tanë”. Meghan thotë se ajo e ka shkruar artikullin në lidhje me humbjen e saj për të inkurajuar të tjerët të flasin për këtë.

‘Të humbësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak. Nga dhimbja e humbjes sonë, burri im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre kishin vuajtur nga aborti spontan. Megjithatë, përkundër të përbashkëtës marramendëse të kësaj dhimbjeje, biseda mbetet tabu, e mbushur me turp (të pajustifikuar) dhe duke përjetësuar një cikël të vajtimit të vetmuar’.

Detajet intime të ndara në artikull janë në kundërshtim të jashtëzakonshëm me politikën e zakonshme të anëtarëve të vjetër të familjes mbretërore britanike, të cilët nuk zbulojnë pothuajse asgjë në lidhje me jetën e tyre personale.

Gjyshja e Harry, Mbretëresha nuk e ka diskutuar kurrë jetën e saj private në asnjë intervistë në media gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar. Meghan dhe Harry u larguan nga detyrat mbretërore dhe u transferuan në Shtetet e Bashkuara më parë këtë vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME