Categories Lajme

Memaliaj, 30-vjeçari tenton t’i shkatërrojë makinën të riut, dy në pranga

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pas një sherri me njëri-tjetrin. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit R.M, 30 vjeç dhe M.B, 22 vjeç. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes këtyre dy shtetasve, ndërsa bëhet me dije se 30-vjeçari ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B, ndërsa ky i fundit është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policies, Memaliaj. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtura me sende të forta automjetin e shtetasit M.B. Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME