Categories Lajme

Ndalohet i riu në Tiranë, Manovra shpejtësie rrugore në kryeqytet

Policia Rrugore e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve për të parandaluar shkeljet që janë rrezik për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.

Gjithashtu janë konstatuar dhe:

– Janë arrestuar 10 drejtues automjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

– Janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë;

– Është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

-Janë proceduar administrativisht, për gara shpejtësie dhe mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 32 drejtues mjetesh;

– Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 18 drejtues automjetesh sportive;

– Janë proceduar administrativisht, për errësim të xhamit parapritës, 27 drejtues mjetesh;

– Janë proceduar administrativisht 546 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

– Janë proceduar administrativisht 1410 automjete të ndryshme, për qendrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME