Categories Lajme

Plani i tmerrshëm i babait të Matias: Pas djalit do vriste ish-gruan shqiptare

Ai donte të v riste familjen. Objektivi i Mirko Tomkow nuk ishte vetëm Matias i vogël, i v rarë me t hikë në fyt pasi i kishte mbyllur gojën dhe hundën me shirit ngjitës, por edhe ish-bashkëshortja e tij shqiptare Mariola.

Më pas, qëllimi i 44-vjeçarit polak, aktualisht në repartin e b urgut Belcolle dhe i destinuar për një qeli në Mammagialla, do të kishte qenë ti vinte flakën shtëpisë në ndërtesën në Stradone Fazi civil 6 në Cura di Vetralla.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë, të koordinuara nga kryeprokurori Paolo Auriemma dhe Stefano D’Arma, për të rindërtuar atë që ndodhi në atë shtëpi nga ora 13.30 deri në 15.30 të martën e kaluar.

Domethënë, që kur Matias i vogël, 10 vjeç, u çua në shtëpi nga daja, i cili kishte shkuar ta merrte kur doli nga shkolla, derisa nëna e tij e gjeti të v dekur nën shtrat.

Hipoteza është se Mirko Tomkow e ka paramenduar veprimin. Ai kishte një motiv. Pas lidhjes me Mariola Rapaj ai e ka keqtrajtuar. Për shkak të dhunës, ajo ishte pajisur nga gjykata me urdhër-mbrojtje në shtator të këtij viti. Situata agravoi dhe në mes të tetorit polaku tentoi të v rasë veten. Madje ai i kishte dërguar kunatës së tij një foto me lakun në qafë. Ndërkohë, karabinierët mbërritën në kohë dhe e ndaluan. Pas ndalimit ai rezultoi pozitiv me Covid dhe kaloi 21 ditë në karantinë në një hotel në Romë. Besohet se gjatë kësaj faze ai ka planifikuar edhe k rimin e rëndë që do të kryente.

Nuk është ende e qartë nëse ai arriti të hynte në shtëpi përpara se djali të kthehej, ndoshta me çelësat që kishte. Synimi i tij ishte të vriste gruan dhe djalin e tij dhe më pas të bënte v etëv rasje pasi t’i vinte zjarrin shtëpisë dhe kjo shpjegohet nga zbulimi i rrobave të lagura me benzinë.

Në orët e para të pasdites të së martës një fqinj dëgjoi fëmijën duke zbritur nga shkallët. Ndoshta babai në shtëpi ka kërcënuar nënën e tij Mariolën dhe ai ka tentuar të arratiset.

Menjëherë pas kësaj, djali i vogël është kthyer në shtëpi, ai i ka mbyllur gojën dhe hundën me shirit dhe më pas e ka goditur me t hikë. Tomkow nuk ishte në gjendje të bënte vetëvrasje sepse ishte shumë i dehur. Tani priten rezultatet e autopsisë për të vërtetuar nëse fëmija ka v dekur nga asfiksia apo nga një goditje me thikë./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME