Categories Lajme

8-vjeçarja ndërron jetë, bllokohet në derën e një fabrike metalike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një vajzë 8-vjeçare pasi mbeti e bllokuar në derën metalike të një fabrike në Keratsini.  Një video-dokumentar i paraqitur në mediat greke tregon momentin kur trupi i vogëlushes ka mbetur në mes të derës.

Për familjen ka shumë pikëpyetje pasi është mister fakti se si vajza e vogël ka mbërritur në fabrikë dhe si është mbyllur dera. Për këtë ngjarje është arrestuar një person, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Në pranga përfunduan edhe nëna me gjyshen e 8-vjeçares pasi vunë në rrezik jetën e të miturës, por më pas u lanë të lirë. Aksidenti tragjik ka ndodhur të mërkurën, kur vajza 8-vjeçare ka tentuar të hyjë në ambientet e kompanisë, që ndodhet në zone dhe për pasojë ka mbetur e bllokuar në një derë elektrike metalike dhe ka humbur jetën. Policia greke ka nisur hetimet e ngjarjes tragjike.TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME