Categories Lajme

Mëngjesi më i mirë me kos apo qumësht, flasin ekspertët

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, ndaj kujdesi duhet të jetë i madh për ushqimet që përzgjedhim. Shumë njerëz preferojnë qumësht, kos, kafe apo gjëra të lehta. Ekspertët sugjerojnë bulmetin në mëngjes, por ka një ndarje mes kosit dhe qumështit. Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A. Ai është gjithashtu i pasur me proteinë por edhe fosfor. Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës.

Qumështi në përgjithësi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Kosi i përmban me bujari të gjithë ushqyesit e lartpërmendur por edhe proteinë, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë. Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen. Kosi i shtëpisë i fermentuar me farë natyrale është i pasur me probiotikë por përmban edhe sasi më të larta të kalçiumit dhe kaliumit. Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

Nga ana tjetër, kalçiumi tek kosi përthithet më mirë nga organizmi në krahasim me kalçiumin që gjendet tek qumështi. Kjo ndodh falë prezencës së acidit laktik që shërben si ndërmjetës për përthithjen e kalçiumit. Një ndryshim tjetër mes qumështit dhe kosit është se ky i fundit tretet dhe pranohet më lehtë nga organizmi. Ka shumë njerëz në botë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ndaj kosi është më i përshtatshëm për ta. Për më tepër, kosi është më i butë për organizmin e njerëzve që vuajnë nga fryrjet, aciditeti e të tjerë. Cili rekomandohet për mëngjes; Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes. Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës. Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME